Gjermania e demoloi Estoninë

11 qershor 2019 | 23:04

Në grupin C fitore nuk mori vetëm Gjermania, që shkatërroi 8-0 Estoninë, por në krye të grupit mbeti Irlanda e Veriut që fitoi 1-0 ndaj Bjellorusisë.

Skuadra e Joachim Low e nisi furishëm ndeshjen duke shënuar 5 gola në pjesën e parë me autorë: Reus (10′ & 37’), Gnabry (17′), Goretzka (20′) dhe Gundogan (25′).

Me rikthimin në fushë Gjermania vijoi dominimin, por uli ritmin e golave, duke shënuar me Gnabry (62’), Werner (79′) dhe Sane (88′).

Me këtë fitore Gjermania shkon në kuotën e 9 pikëve në grupin C, që kryesohet nga Irlanda e Veriut me 12 pikë (një ndeshje më shumë se gjermanët). Ndërsa Holanda mbetet në vend të tretë me 3 pikë, por me 2 ndeshje të zhvilluara.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja shqiptare e futbollit është rikthyer te fitorja. Me rezultatin…