Gjermania fut në listën e zonave të rrezikshme nga Covid provincën belge

06 gusht 2020 | 09:09

Gjermania e vendosi provincën belge Antverpen në listën e saj të zonave me rrezik, duke kërkuar nga udhëtarët të cilët mbërrijnë nga rajoni të vendosen në karantinë dyjavore apo test negativ për koronavirus.

Në Belgjikë numri i rasteve të reja të të infektuarve dhe rasteve të vdekjeve sërish është rritur nga fundi i korrikut, veçanërisht në provincën Antverpen, për shkak se Instituti Gjerman “Robert Koh” e shpalli zonë me rrezik.

Numri i pacientëve me koronavirus në spitalet belge është rritur dyfish muajin e kaluar, ndërsa epidemia “përhapet intensivisht”, thonë autoritetet shëndetësore.

Belgjika filloi me lehtësimin e masave për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

Tani numri i rasteve sërish është rritur dukshëm, ndërsa zbutja e mëtejshme e masave anti-epidemike është shtyrë dhe janë vendosur kontrolle më të ashpra në qytetin Anteverpen.

Në Belgjikë, e cila ka rreth 11 milionë banorë, deri më tani nga Kovid-19 kanë vdekur 9 852 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të enjten do të…