Gjermania i kundërpërgjigjet Moskës! – Ndalon të gjitha kompanitë ajrore ruse të ulen në aeroportet e saj

02 qershor 2021 | 23:14

Qeveria gjermane i është përgjigjur Moskës, pasi kjo e fundit nuk ka lejuar uljen e një avioni të kompanisë “Lufthansa” në kryeqytetin rus, për shkak se nuk ishte ndjekur iternerari mbi Bjellorusi, ashtu siç ishte parashikuar.

Gjermania ka lajmëruar se do të bllokojë të gjithë avionët e kompanive ajrore me bazë në Rusi që të ulen në territorin e saj, një lëvizje kjo që mund të përshkallëzojë marrëdhëniet mes dy vendeve në prag të samitit mes Rusisë dhe SHBA-ve që kryhet me qëllimin e përmirësimit të marrëdhënieve të Kremlinit me Rusinë.

Kompania ajrore ruse “Aeroflot” ulet mbi 1200 herë në vit në aeroportet gjermane dhe humbja ekonomike do të jetë shumë më e rëndë për të, sesa për numrin relativisht të vogël të avionëve gjermanë që nuk janë lejuar të ulen për shkak të bojkotit mbi hapësirën ajrore bjelloruse.

Kujtojmë, që pas rrëmbimit të gazetarit opozitar Roman Protasevich nga një avion i kompanisë “Ryanair” i cili ishte nisur nga Athina drejt Vilniusit, prej forcave të sigurisë bjelloruse të gjithë vendet e BE kanë bojkotuar hapësirën ajrore të këtij vendi, ndërkohë që SHBA e ka cilësuar “zonë të pasigurt”, duke i krijuar Minskut një humbje prej 200 milion dollarësh për shkak të mos pagimit të taksës së tranzitit.

Nga ana e saj, qeveria ruse e cila është aleati i vetëm ndërkombëtar i Minskut ka vendosur që të mos lejojë uljen e avionëve që në kushte normale do të duhet të fluturonin mbi Bjellorusinë për të arritur në aeroportet ruse.

Gjermania është vendi i parë që ndërmerr këtë hap, por sipas mediave ndërkombëtare edhe autoritetet franceze po e shqyrtojnë si mundësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për Jennifer Lopez duket se koha ka ndalur. Përpos gjenetikës,…