Gjermania kërkon nga Kosova ta shtyjë vendimin për dinarin

26 janar 2024 | 15:29

Gjermania ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i shtyjë planet për të zbatuar euron si monedhën e saj të vetme pas shqetësimeve se masa mund të përkeqësojë tensionet etnike.

Christiane Hoffmann, zëdhënëse e qeverisë gjermane, ka thënë duhet të gjendet një zgjidhje e pranueshme për palët.

“Ne i bëjmë thirrje fuqishëm Kosovës që të shtyjë datën e hyrjes në fuqi derisa të gjendet një zgjidhje e pranueshme”, u ka thënë ajo gazetarëve të premten në Berlin.

Ndonëse ka thënë se çështja është një vendim sovran i Kosovës, Hoffmann e ka quajtur këtë lëvizje një “hap të rëndësishëm me pasoja të gjera”, që kërkon më shumë kohë dhe përgatitje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e madhe kosovare FC Prishtina ka pësuar humbje në…