Gjermania lehtëson kufizimet e udhëtimit për 8 shtete

04 janar 2022 | 15:34

Europa vazhdon të shënojë rritje të rasteve me Covid, duke shqetësuar shkencëtarët dhe qeveritë për një rikthim sa më të shpejtë në normalitet. Disa vende kanë raportuar rekord të infektuarish në 24 orë, për shkak të përhapjes së Omicron. Ndërsa disa vende të tjera kanë ndërmarrë hapa që synojnë të pavaksinuarit, ndërkohë që po zhvillohen programe për të vaksinuar fëmijët e vegjël.

Gjermania lehtësoi kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga Britania e Madhe, Afrika e Jugut dhe shtatë vende të tjera të Afrikës Jugore. Personat që nuk janë vaksinuar ose shëruar nga COVID-19 duhet të izolohen për 10 ditë, përveç rasteve ku rezultojnë negativë pas pesë ditësh.

Kufizimet tashmë të vendosura synojnë kryesisht të pavaksinuarit, të cilëve u kërkohen prova të vaksinimit dhe testit negativ.

Gjermania ka regjistruar 7,235,135 raste dhe 113,074 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy nga fëmijët e Donald Trumpit kanë refuzuar të dëshmojnë…