Gjermania mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar arsimin në Kosovë

18 korrik 2018 | 15:44

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), Fitim Sadiku, ka pritur në një takim, Kerstin Zielosko Labonte, zyrtare e lartë nga Ministria e Kulturës dhe Sportit e Baden Wurttembergut.

Gjatë këtij takimi, Kerstin Zielosko Labonte paraqiti pritjet nga vizita në Kosovë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani, si dhe e ka njoftuar sekretarin Sadiku për takimet që ajo kishte në Kosovë, duke veçuar atë me kryeministrin Haradinaj.

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm, Fitim Sadiku, e ka falënderuar zyrtaren gjermane për angazhimin e saj, përkushtimin për implementimin e projekteve në arsim, por edhe shfaqjen e interesimit për fushat tjera si kulturë, rini dhe investime në disa fusha tjera.

“Shteti mik i dëshmuar për Kosovën si Gjermania, është e përkushtuar, që në fushat specifike si arsimi, të sjell përvoja të reja edhe kapacitete të reja, kur dihet se arsimi është prioritet nacional i Kosovës dhe është baza e çdo zhvillimi të çdo shteti”, ka thënë Sadiku.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kroacisë ka vendosur që 23 milionë eurot e…