Gjermania, mbi 11 000 raste me Covid-19 për një ditë

27 tetor 2020 | 08:20

 

Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 42 të vdekur nga koronavirusi. Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 10 098, shkruan “The Guardian”.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 11 409 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 449 275. Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera. Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen sot shtatë komisione…