Gjermania, mbi 700 raste të reja të koronavirusit

30 maj 2020 | 08:19

Instituti gjerman për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 738 raste të reja të koronavirusit. Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me sëmundjen e re në ekonominë më të fuqishme të Evropës shkoi në 181 196, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 39 raste fatale dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga sëmundja Covid-19 në këtë shtet shkoi në 8 489.

Gjermania është në mesin e vendeve evropiane me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus, por ka shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Spanja, Italia e Franca.

Qeveria gjermane ka filluar t’i largojë masat e izolimit me qëllim të riaktivizimit të ekonomisë, pavarësisht prej rrezikut për shtimin e rasteve të të infektuarve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis…