Gjermania mund të futet në izolim në fund të dhjetorit

08 dhjetor 2020 | 13:27

Autoritetet gjermane konsiderojnë të vendosin masa karantine të fortë duke filluar që nga data 27 dhjetor të këtij viti.

Sipas mediave të huaja, nëse ata do të futeshin në funksion vetëm supermarketet do të lejoheshin të punojnë dhe se ky vendim mund të merret kur kancelarja gjermane Angela Merkel të takohet me krerët e shteteve federale për konsultime mbi rritjen e rasteve të reja me Covid-19.

Për mbajtjen e këtij takimi nuk është caktuar akoma një datë, por Gjermania kërkon masa më të ashpra për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19, e ka bërë të ditur edhe të hënën kancelarja Merkel, derisa iu është drejtuar anëtarëve të partisë së saj Demokristiane (CDU).

“Ne nuk do të shkojmë askund në parimin e shpresës”, u citua të ketë thënë ndër tjerash Merkel./dw/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana në një intervistë…