Gjermania ndalon organizatën islamike “Ansaar”

05 maj 2021 | 12:12

Gjermania ka ndaluar veprimtarinë e organizatës “Ansaar International”, e cila sipas Ministrisë së Brendshme ka financuar terrorizimin në disa vende të botës.

“Nëse doni të luftoni terrorizmin duhet të shteroni fillimisht burimin e financimit,” tha në “Twitter” ministri i Brendshëm HorstSeehofer.

Sipas ministrit organizata ka si qëllim “përhapjen e rrymës Salafiste nëpër botë dhe financimin e terrorizmit nën petkun e ndihmave humanitare.”

Sipas të përditshmes gjermane Bild, policia ka kryer bastisje në dhjetë shtete të ndryshme gjatë operacioneve për të ndaluar veprimtarinë e organizatës.

Gjatë vitit 2019 policia bastisi zyrat e organizatës “Ansaar” dhe të organizatës tjetër WorldWideResistance-Help, me dyshimin e financimit të grupit militant palestinez Hamas, i cili është në listën e grupeve terroriste të Bashkimin Evropian.

Vetë organizata Ansaar thotë se shpërndan ndihma humanitare për popujt e prekur nga luftërat dhe krizat, duke financuar ndërtimin e spitaleve, shkollave dhe jetimoreve.

Duke prezantuar raportin vjetor të Kriminalistikës në Berlin, ministri i Brendshëm HorstSeehofer, tha se dhuna islamike mbetet një kërcënim serioz. Autoritetet konsiderojnë se në Gjermani veprojnë rreth 533 islamikë të rrezikshëm./tvklan/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga sot në sallën "1 Tetori" në Prishtinë po vazhdon…