Gjermania ndez motorët e luftës: Fabrikat e armëve në punë 24/7, asnjë minutë gjumë!
Evropa nuk po jeton më në paqe, por në një “fazë para-lufte”. Ky është alarmi i kuq që vjen nga zemra e ushtrisë gjermane, ku krerët e mbrojtjes kanë flakur tej çdo diplomaci për t’i bërë thirrje kontinentit: Armatosuni ose rrezikoni ekzistencën.
Ndërsa sytë e botës janë kthyer nga flakët e luftës në Iran dhe pasiguria që vjen nga politikat e reja të Uashingtonit nën Donald Trump, Vladimir Putin po gjen “vrimat” e fundit në mbrojtjen e NATO-s. Sipas “Die Welt” me një industri që po kalon në prodhim 24/7 dhe një plan emergjence që parashikon mobilizim total deri në vitin 2029, Gjermania sapo ka njoftuar se koha e fjalëve ka mbaruar. Sipas ekspertëve ushtarakë gjermanë, sistemi i mbrojtjes kolektive të NATO-s ka pësuar një krisje të rëndë. Politika e izolimit e presidentit amerikan, Donald Trump, ka krijuar një “vrimë” në strategjinë e parandalimit. Pasiguria nëse SHBA-ja do të ndërhyjë për të mbrojtur krahun lindor të NATO-s po e inkurajon Vladimir Putinin.
Wüstner i ka kërkuar qeverisë gjermane dhe industrisë që të kalojnë menjëherë në një “Ekonomi Lufte”. Kjo nënkupton: Plani “Kick-down”: Një strategji për të kaluar brenda 24 orëve të gjithë industrinë civile në prodhim ushtarak në rast nevoje. Fabrikat e armatimeve si Rheinmetall duhet të punojnë 24/7 për të mbushur depot e zbrazura.Konflikti i fundit i SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit po shërben si një shpërqendrim i madh. Rritja e çmimeve të naftës për shkak të luftës në Lindjen e Mesme po mbush arkat e Kremlinit. Me raketat dhe municionet që tani po dërgohen në Lindjen e Mesme, ndihma për Ukrainën është zbehur. Wüstner paralajmëron se Putin mund ta shfrytëzojë këtë moment për sulme brutale mbi infrastrukturën civile ukrainase dhe ndoshta provokime në kufijtë e NATO-s (Poloni apo Baltik).
Kancelari Friedrich Merz dhe Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, kanë reaguar duke njoftuar masa të jashtëzakonshme: Buxheti 3.5% i GDP-së: Një shifër që Gjermania nuk e ka parë që nga Lufta e Ftohtë. Rikthimi i Shërbimit Ushtarak: Programi i ri i rekrutimit synon të krijojë një ushtri prej mbi 700,000 trupash (aktivë dhe rezervistë) brenda 3 viteve. Gjermania ka filluar dërgimin e një brigade të plotë të blinduar në Lituani, si pengesa e parë kundër një sulmi rus.



