Gjermania paraqet planin për modernizimin e ushtrisë

04 shtator 2018 | 22:33

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen ka prezantuar një plan për zgjerimin e forcave të armatosura duke parashikuar një rritje të shpenzimeve për mbrojtjen deri në 1,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2019.

“Pas një periudhe të gjatë zvogëlimesh, jemi sërish në përiudhë rritjeje”, tha sot Von der Leyen gjatë njoftimit për të rritur shpenzimet në 1,5% të PBB-së deri në vitin 2024.

Ministrja tha se “buxheti do të shpërndahet në të gjithë sektorët e ushtrisë, por do të ketë një investim special në në pajisje ushtarake dhe dixhitalizim”, përcjell Atsh.

Aleatët e NATO-s janë angazhuar për të arritur objektivin për të shpenzuar për mbrojtjen 2% të PBB-së, por vetëm tetë nga 29 vende pritet ta arrijnë këtë objektiv deri vitin tjetër, ndërkohë që SHBA-ja shpenzon 3,5%.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Është momenti që nëna Kosovë t’i marrë shqiptarët e Luginës…