Gjermania pritet ta bëjë të detyrueshme shëtitjen e qenve

23 gusht 2020 | 12:17

Të shkosh në shëtitje me një qen dy herë në javë për një orë mund të bëhet i detyrueshëm me ligj nga viti i ardhshëm në Gjermani.

Kjo mund të bëhet gjithashtu e obligueshme për të mos pasur të drejtë për ta lidhur qenin për një periudhë të gjatë.

“Kafshët shtëpiake nuk janë lodra të mbushura, nevojat e tyre duhet të merren parasysh”, ka thënë ministrja e Bujqësisë, Julia Klöckner, në lidhje me ndryshimet e planifikuara. Sipas rregullave të reja, pronarët e qenve kanë këto detyrime: ta dërgojnë kafshën shtëpiake për shëtitje dy herë në ditë për të paktën një orë dhe qeni nuk duhet të qëndrojë vetëm gjithë ditën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është krijuar një instrument i ri që do të ndihmojë…