Studimi: Në 100 mijë planetë ka forma jete

23 gusht 2020 | 12:16

Është krijuar një instrument i ri që do të ndihmojë në gjetjen e jetës në trupa qiellorë të tjerë në galaktikën tonë. Në bazë të sinjaleve që kapen e dallohen në atmosferën e planetëve të tjerë, astronomët përdorin teknikën e spektroskopisë, që konsiston në analizimin e shpërndarjes së dritës.

Në këtë fazë mblidhen të dhëna interesante e të rëndësishme mbi gazrat që janë pjesë e kalkulimeve, pasi janë tregues të gjurmëve biologjike. Dhe pikërisht këto gjurmë janë baza e mënyrës së studimit statistikor që do të realizojë modeli i ri.

Sipas ekspertëve, nëse supozohet që jeta mund të lindë në çdo planet, pavarësisht prej kushteve dhe rrethanave të tjera, studimi në fjalë tregon se nëse metoda e re gjen një gjurmë biologjike atëherë, sipas kalkulimeve matematikore, rezulton se në “Rrugën e Qumështit” mund të ketë jetë në 100 mijë planetë. Studiuesit specifikojnë se bëhet fjalë për forma jete dhe jo domosdoshmërisht për civilizime aliene.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një i dyshuar është arrestuar në qytetin e Deçanit për…