Gjermania regjistroi sot 4 003 raste të reja me COVID

08 prill 2020 | 11:37

Me 4 003 rastet e reja me COVID, Gjermania tashmë ka regjistruar 103 222 persona të infektuar, sipas të dhënave të Institutit “Robert Koch” për Sëmundje Infektive. Numri i vdekjeve në Gjermani nga virusi ka shkuar 1 861. Shumë ekspertë kanë sugjeruar që niveli relativisht i ulët i vdekjeve në Gjermani mund të jetë sepse vendi ka përparuar në testime. Gjermania po kryen rreth 350 000 teste të koronavirusit në javë, shumë më tepër se çdo vend tjetër evropian, raporton BBC. Të tjerët kanë treguar faktin se mesatarisht shumica e të infektuarve ishin më të rinj se në shumë vende të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani mund të presë ulje të madhe ekonomike në muajt…