Gjermania thjeshton masat për dëbim të të huajve pa leje qëndrimi

19 janar 2024 | 12:27

Pas një periudhe tensionesh brenda koalicionit qeverisës gjerman, Dhoma e Ulët e Parlamentit, apo Bundestagu, miratoi një projektligj që përfshin një sërë masash, sikurse zgjatja e masës së paraburgimit për të parandaluar dështimin e dëbimeve të shtetasve të huaj.

Këto masa do ta lehtësojnë procesin e dëbimit të të huajve pa leje qëndrimi. Një ndër masat e miratuara edhe zgjatja e periudhës maksimale ligjore të paraburgimit, për personat që janë në pritje të dëbimit, nga 10 ditë në 28 ditë, raporton rel.

Për më tepër, përfaqësuesit e autoriteteve tani do të lejohen që të hyjnë në dhomat e përbashkëta të personave që janë në proces dëbimi, e jo vetëm në dhomën e personit që do të dëbohet nga shteti.

Në të kaluarën, dëbimet raportohet se kishin dështuar për shkak se personat që ishin në proces dëbimi nuk mund të gjendeshin nga autoritetet.

Në vitin 2012 filloi një rritje e madhe e numrit të shtetasve nga Ballkani Perëndimor që e tejkalonin kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit të tyre në BE. Numri më i madh i tyre vinin nga Shqipëria dhe Serbia.

Projektligji ishte hequr nga rendi i ditës përmes një njoftimi të minutës së fundit gjatë seancës së fundit para Krishtlindjes.

Tërheqja e kësaj pike nga rendi i ditës u bë për shkak se, një prej partnerëve të koalicionit qeverisës gjerman, Të Gjelbërit, kërkuan përmirësimin e legjislacionit. Për shkak të insistimit të kësaj partie, tani është garantuar që personat që janë në procedurë dëbimi do t’u sigurohet një avokat.

Ligji parashikon gjithashtu masa më të ashpra kundër trafikantëve me njerëz. Për shkak të protestave të organizatave për drejtave të njeriut, një paragraf i futur më vonë në legjislacion, sqaron se kjo nuk i prek njerëzit që shpëtojnë refugjatë në det.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani është lutur për motrën…