Gjermania u jep leje kompanive për testimin e veturave fluturuese

25 qershor 23:23

Qeveria gjermane i ka lejuar Audisë dhe Aibrusit të testojnë prototipin e një veture fluturuese në hapësirën ajrore në Ingolstadt.

Të dy kompanitë tashmë kanë prezantuar konceptin e tyre të përbashkët të taksive fluturuese me dy ulëse “Pop.Up Next” duke përdorur sistemin e shtytjes me shtytëse si dron, transmeton KP.

Nëse testet janë të suksesshme, një taksi fluturuese mund të zgjidhë problemin e bllokimit të rrugëve gjermane dhe të hapë një degë të re të industrisë së teknologjisë së lartë.

“Taksi fluturues nuk është më një vizion, por mund të na çojë në një dimension të ri të lëvizjes. Është një mundësi e madhe për kompanitë dhe fillestarët e rinj që po zhvillojnë tashmë këtë teknologji, shumë konkrete dhe të suksesshme”, tha ministri gjerman i transportit, Andreas Schoer.

Koncepti “Pop.Up Next” do të ketë katër module me elektromotor prej 20 kW, i cili mbushet nga bateria prej 70 kWh. Gjithsej, katër module bashkërisht posedojnë 160 kuajfuqi, që mundëson shpejtësi prej 120 km/h. Rangu maksimal i vozitjes është 50 kilometra, pas së cilës duhet të mbushet bateria për 15 minuta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ardhur edhe reagimi i Federatës Zvicerane të Futbollit. Kjo…