Vjen reagimi i Federatës Zvicerane pas dënimit të Xhakës e Shaqirit

25 qershor 2018 | 23:16

Ka ardhur edhe reagimi i Federatës Zvicerane të Futbollit.

Kjo federatë në një reagim të saj në faqen e saj zyrtare ka shkruar se pluhuri i hedhur kohëve të fundit ishte shumë i madh dhe nuk mund as të parashikohej.

Ndërkaq në komunikatë citohet të këtë folur edhe Claudio Sulser, që është delegat i Kombëtares se Zvicrës.

“Ne marrim parasysh vendimet e Komitetit Disiplinor të FIFA’së dhe jemi të kënaqur që tani e tutje do të fokusohemi për të luajtur futboll të pastër. Ne kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të grupit të mërkurën në Nizhny dhe ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë ndeshjen kundër Kosta Rikës të suksesshëm”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa hakerë vjedhin numrat e kartave të kreditit gjatë operacioneve…