
Gjermania, vetëm një viktimë nga Covidi për 24 orë
10 gusht 2020
| 08:33
Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” në Gjermani ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani është shënuar një i vdekur nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i viktimave nga sëmundja e re që prej përhapjes në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9 197, shkruan “Reuters”.
Përpos këtij rasti fatal, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 436 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 216 197.
Qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.
Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.