Pushuesit çojnë dorë mbi policinë belge. Ndiqni incizimet

10 gusht 2020 | 08:30

Një përleshje e madhe mes pushuesve në plazh dhe policisë është regjistruar dje në një plazh të Belgjikës. Dhjetëra burra në Blankenberge janë përleshur me sende të forta, me policinë dhe rojet bregdetare. Shkak i sherrit raportohet se kanë qenë thirrjet e një roje bregdetare, i cili i ka kërkuar pushuesve të mos futen grup në ujë për shkak të masave kundër Covidit. E pas kësaj, shkruan tch, pushuesit janë përleshur ashpër me rojet dhe policët, duke hedhur në drejtim të tyre edhe çadra plazhi e shezlongë.

Ndërsa policia është kundërpërgjigjur duke arrestuar dhjetëra persona.

“Pashë papritur një grup njerëzish duke u përleshur me njëri-tjetrin. Çadra e shezlongë fluturonin në ajër. Nuk e di se përse filloi zënka”, u shpreh një dëshmitare.

Shkak i sherrit raportohet se kanë qenë thirrjet e një roje bregdetare, i cili i ka kërkuar pushuesve të mos futen grup në ujë, për shkak të masave antiCovid.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas pandemisë, gjithçka në jetën e njerëzve ndryshoi, nga distancimi…