Gjest fisnik i kandidatit të PDK-së në Gjakovë: Anulon fushatën pas vdekjes së kandidatit të Ballit Kombëtar
Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjakovës, Ervin Shabani, ka vendosur që të anulojë të gjitha aktivitetet e planifikuara të fushatës për ditën e sotme, pas lajmit për ndarjen nga jeta të kandidatit për kryetar të Gjakovës nga Balli Kombëtar, z. Nikollë Perkaj.
Shabani këtë vendim e ka bërë publik përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, ku ka shprehur edhe ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjen e të ndjerit dhe për qytetarët e Gjakovës.
“Të nderuar, ju njoftojmë që të gjitha takimet e planifikuara për sot anulohen, për shkak të ndarjes nga jeta të kandidatit për Kryetar të Gjakovës nga Balli Kombëtar, z. Nikollë Perkaj.
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, si dhe qytetarëve të Gjakovës, për këtë humbje të rëndë,” – ka shkruar Shabani.
Ky veprim i kandidatit të PDK-së është vlerësuar si një gjest fisnik në respekt të figurës së të ndjerit dhe të familjes së tij.



