Gjest i mirë, bëhen bashkë për kafe kandidatët për kryetar të Vushtrrisë

20 shtator 2021 | 20:08

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, kryetari aktual i kësaj komune, Xhafer Tahiri, ka ftuar për kafe të gjithë kandidatët për kryetar të Vushtrrisë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka falënderuar kundërkandidatët që pranuan ftesën e tij.

“Faleminderit kandidatëve për kryetar të Vushtrrisë që u përgjigjen në ftesën për kafe para debateve! Në demokraci e liri, zgjedhjet janë festë. Suksese të gjithëve!”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vizitës së fundit të diplomatit Lajçak, lehtësues i dialogut…