Gjesti prekës i pilotit të F1 | Pas aksidentit të tmerrshëm del nga makina për të parë rivalin e tij (Video)

03 korrik 2022 | 20:08

Pas aksidentit të tmerrshëm sot në garën e Formula 1, piloti i Mercedes, George Russell, ka dalë menjëherë me vrap nga makina e tij për të parë nëse rivali me të cilin u përplas, Zhou Guanyu i Alfa Romeos ishte mirë.

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Çmimin e Madh të Britanisë, në Formula 1, ku Alex Albon dhe Zhou Guanyu ishin protagonistët kryesorë.

Një humbje kontrolli e pilotit kinez bëri që makina e tij të “fluturonte” në ajër, i cili përfundoi përmbys disa metra më larg pistës.

Pas ngjarjes të dy pilotët janë dërguar me urgjencë në spital, teksa mjekët theksojnë se Alex Albon dhe Zhou Guanyu janë të mirë, ndërsa do iu nënshtrohen edhe kontrolleve të detajuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku…