Gjiganti amerikan tërhiqet nga sponsorizimi i Superligës Evropiane

23 prill 2021 | 13:47

“Ne padyshim kemi gjykuar keq ndikimin që kjo marrëveshje mund të kishte në të gjithë komunitetin e futbollit në të ardhmen. Ne do të mësojmë nga kjo”.

Kjo gjë u raportua nga Tariq Panja, reporter i “New York Times”, dhe është përcjellë nga “L’Equipe” e gazetat spanjolle. Ky është pozicioni i “JP Morgan” mbi Superligën, i bërë publik nga një zëdhënësi i bankës së njohur në SHBA, që ishte sponsori kryesor i kompeticionit të ri, themeluar nga 12 klube, por i zhbërë brenda 48 orëve.

“Jp Morgan” ishte financuesi kryesor i projektit, me një disbursim të madh parash, parashikuar në 3.5 miliardë euro për 12 klubet themeluese të turneut të ri. Sipas “Financial Times”, do të kishte qenë një hua afatgjatë për 23 vite, me një normë interesi prej 2-3%. Në ditët e fundit, megjithatë, “Standard Ethics”, një agjenci e pavarur vlerësimi për qëndrueshmërinë, kishte ulur vlerësimin e korporatave të “JP Morgan” në “E+” nga “EE-” të mëparshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, të Qendrës Klinike Universitare të…