Gjilan, 63 persona me Covid janë në hospitalizim

08 mars 2021 | 11:04

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Ismajli ka bërë me dije të ditur 63 pacientë të Gjilanit të konfirmuar me Covid-19 janë në hospitalizim, derisa ka apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 13 805 mostra, 3 951 kanë rezultuar pozitivë, 3 646 janë shëruar, 112 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 258 raste janë aktive, të hospitalizuar me Covid janë 63 persona dhe 212 mostra në pritje për rezultat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka refuzuar ankesën…