Gjilan – Dy policë shpëtojnë dy të moshuar nga përmbytjet

19 nëntor 2025 | 23:50

Dy zyrtarë policorë në Gjilan kanë kryer një akt heroik gjatë ditës së martë, pasi kanë arritur të shpëtojnë dy persona të moshuar nga shtëpia e tyre e përmbytur nga reshjet e dendura.

Sipas njoftimit zyrtar, policët kanë reaguar me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke i nxjerrë të moshuarit në kohë dhe duke shmangur pasoja potencialisht tragjike.

“Reagimi i shpejtë dhe profesional i zyrtarëve policorë kanë bërë që të shmangen pasoja të rënda dhe të mbrohen dy jetë njerëzish”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë natës apo orëve të hershme të mëngjesit në shumë…