Gjilan, fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

10 mars 2026 | 12:12

Kanë nisur punimet për ndërtimin e njërës nga rrugët kryesore të fshatit Veleknicë, e cila ishte në gjendje jo të mirë.

Kjo arterie nga rruga Gjilan-Preshevë deri tek ajo Gjilan-Kumanovë do të rregullohet e tëra dhe do të zgjerohet.

Në fillimin e punimeve ishte edhe drejtori për Shësbim Publike, Kushtrim Ibrahimi, bashkë me këshilltarin e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Fadil Ademin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në fshatin Velekincë, tashmë kanë nisur punimet për trajtimin e njërës nga rrugët kryesore, e cila ka qenë edhe kërkesë e vazhdueshme e banorëve të kësaj ane.

Sipas tij punimet po realizohen në kuadër të kontratës verore për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Do të vazhdojmë me përkushtim punët e mira për Gjilan dhe përmirësimin e infrastrukturës në çdo lagje e fshat”, tha kryetari Alban Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua nga Florida është arrestuar dhe akuzohet për tentativë…