Gjilani aktivizon të gjitha shërbimet në shëndetësinë primare

01 gusht 2019 | 14:12

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë nënshkrimin e marrëveshjes trevjeçare me Caritas Kosova, për mbështetjen e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan, duke bërë kështu aktivizimin e shërbimeve shtesë në sektorin primar të shëndetësisë me qëllim të ofrimit të shërbimeve në sektorët e mjekësisë familjare, infermierisë, stomatologjisë, laboratorit, patronazhit, aktivizimin e të gjitha punkteve të Gjilanit dhe shërbime të tjera të emergjencës.

Në fjalën e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari Haziri ka thënë se arsimi dhe shëndetësia janë dy sektorët prioritar në përkujdesjen e qeverisjes komunale dhe për shërbime me kualitet të lartë profesional dhe shtim të dinamikës së punës por edhe të shërbimeve.

“Komuna e Gjilanit ka bërë zgjidhje për tri vitet e ardhshme. Do të angazhohen 30 profesionistë si staf shtesë dhe atë mjek, stomatolog dhe infermierë të rinj, që do të mbulojnë shërbimet e patronazhit, shërbimet e emergjencës, hapjen e zyrës së nutricistes në QKMF si dhe mbështetje teknike dhe medicinal për QKMF-në në Gjilan”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemajli dhe drejtori i QKMF-së Fejzulla Berisha kanë thënë se me mbështetjen e kryetarit Haziri, po krijohen lehtësira në funksionimin e shëndetësisë primare në Gjilan.

Ata kanë thënë se prioritetet që i ka vendosur Haziri dhe hapësirën që ai po i jep shëndetësisë, si në investimet në infrastrukturë, pajisje shëndetësore si dhe në kompletimin e stafit profesional me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira shëndetësore, janë një stabilitet i fuqishëm në këtë sektor të rëndësishëm për Gjilanin.

Kontratë me Caritasin është trevjeçare dhe do të mundësojë që përpos kuadrove të reja me mjete vetanake të investoj edhe blerjen e dy autoambulancave për shërbimin e Urgjencës në kuadër të QKMF-së, pastaj furnizimin me tensiometra statik, tensiometra dore, stetoskop, otooftalmoskop statik, otoskop dore, inhalator, EKG, monitor për përcjelljen e shenjave vitale të pacientit, pulsoksimeter, drita për ekzaminimin e fytit, çanta për terapi për urgjencë dhe për shërbime të tjera në terren.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se punimet në ndërtimin e…