Gjilani aktualisht ka 73 raste aktive me Covid-19

28 shtator 2020 | 11:53

Komiteti për parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Gjilan, ka mbajtur të hënën takimin e radhës, i cili është udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli.

Ismajli, që tash e gjashtë muaj udhëheq me operacionet anti-Covid-19, ka vlerësuar se është lajm i mirë rënia e numrit të rasteve pozitive, derisa konfirmoi se janë 73 raste aktive në këtë komunë.

Gjendja e përgjithshme është kjo: 1 008 të infektuar në total, 891 të shëruar, 73 raste aktive, 44 të vdekur, 12 të hospitalizuar dhe 12 mostra në pritje.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, të dielën i bëri thirrje…