Gjilani dhe YIHR-KS nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

10 shkurt 2021 | 14:50

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar të mërkurën një memorandum bashkëpunimi me Youth Initiative for Human Rights – Kosovë (YIHR-KS), e cila përfaqësohej nga drejtoresha ekzekutive, Marigona Shabiu.

Qëllimi i këtij memorandumi është të lehtësojë bashkëpunimin në mes të YIHR-KS dhe Komunës së Gjilanit  në kuadër të fushëveprimit të organizatës që për qëllim ka të fuqizojë të rinjtë të kërkojnë drejtësi dhe të bëhen pjesëmarrës aktivë në sektorin e drejtësisë në Kosovë si dhe të rrisë qasjen në drejtësi në nivelin komunal. Në kuadër të këtij memorandumi, Komuna e Gjilanit do t’ju mundësojë katër studentëve të mbajnë punë praktike tre mujore në institucionin e saj, në kuadër të projektit “Rritja e qasjes në drejtësi në nivel komunal”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, gjatë një konference…