Gjilani – Drita zhvillohet në Prishtinë, reagojnë ‘Plisat’

01 prill 2019 | 16:17

Derbi më i madh në futbollin e Kosovës në mes Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet më 7 prill në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Vendimin për zhvillimin  e kësaj ndeshje në kryeqytet nuk e kanë pritur aspak mirë tifozët “Plisat”, të cilët kanë reaguar nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

“Kryetari Agim Ademi paska marrë vendim që ndeshja Drita – Gjilani të luhet në stadiumin e Prishtinës. Stadiumi i Prishtinës, sipas Agim Ademit mund të shndërrohet në pronë e cila lëshohet për këdo që dëshiron të luajë në fushë të mirë. Nuk është faji i Prishtinës që qytetet tjera i kanë stadiumet sikur ara patatesh. Stadiumi i Prishtinës është vetëm për ndeshjet e Prishtinës dhe Kosovës dhe asnjë ekip tjetër nuk duhet te lejohet që të vijë këtu sepse pasojat po i bartim gjithmonë vetëm ne”, thuhet në reagimin e “Plisave”.

“I bëjmë apel kryetarit te Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, që komuna se bashku me klubin e futbollit Prishtina, ta marrin në menaxhim stadiumin e Prishtinës e të mos mbetet në mëshirë të dallavereve e manipulimeve të FFK-së”, thuhet ndër të tjera në reagimin e “Plisave”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nuse seksi, në Romë duke shijuar një akullore. Kush…