
Gjilani eliminohet nga Liga e Evropës
27 gusht 2020
| 21:54
Nënkampioni i Kosovës në futboll, SC Gjilani, është eliminuar nga faza kualifikuese e Ligës së Evropës në futboll, pasi humbi me rezultatin 2:0 nga klubi i njohur qipriot APOEL Nicosia.
Pas 120 minutash në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shënuesit për skuadrën udhëtuese ishin, Efrem dhe Ndongala, njofton Klan Kosova.
Gjilani bëhet skuadra e dytë kosovare që eliminohet nga garat evropiane këtë vit pas Prishtinës.
Aktualisht në këtë garë bën pjesë vetëm kampioni në fuqi i Superligës së Kosovës, Drita.