Gjilani luajti baras me Drenicën, kjo është deklarata e Sokolit

01 mars 2021 | 16:14

Drenica dhe Gjilani kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës, pasi luajtën 0-0.

Trajneri Bylbyl Sokoli, duke folur pas ndeshjes për “ArtSport”, u shpreh i kënaqur me rezultatin sepse siç potencoi, skuadrës së tij i mungonin lojtarët kryesorë.

“Është e vërtetë që kanë munguar katër ose pesë futbollistë, por kjo nuk e arsyetohet”, tha ai.

“Unë mendoj qe ekipi duhet të luaj më guximshëm, djemtë dhanë maksimumin unë i përgëzoj për angazhimin e tyre, por në këtë angazhim duhet të ketë më shumë këmbëngulësi, vetëbesim, gjakftohtësi, siguri, dhe këto sot na munguan”, shtoi ai.

“Jam i kënaqur me këtë rezultat por kjo skuadër jam i sigurt që mund të jap më shumë. Prandaj duhet të korrigjohen gabimet, duhet shumë punë në aspektin e krijimit të vetëbesimit”, tha Sokoli.

“Unë e kam qartë që prej ditës së parë se çfarë niveli jemi dhe çfarë duhet të ndryshojmë. Duhet ta pranoj që skuadra ende nuk është në atë filozofinë e lojës të cilin dëshirojmë ne. Ka shumë pa siguri brenda skuadrës”, përfundoi Bylbyl Sokoli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri tani janë…