Gjilani mposhti Ballkanin, shpallet kampion vjeshtor

12 dhjetor 2021 | 16:30

Me dy ndeshjet e sotme të javës së 18-të është përmbyllur stinori vjeshtor në BKT Superligën e Kosovës në futboll. Gjilani do të dimërojë në pozitën e parë në renditje, duke iu falënderuar fitores si mysafir ndaj liderit të para kësaj jave, Ballkanit, me rezultat 1:0.

Deri te arkëtimi i tre pikëve tejet të rëndësishme gjilanasit erdhën në saje të supergolit të Gerhard Prognit, në minutën e 75-të, me gjuajtje të forte nga rreth 20 metra. Ky ishte goli i 12-të i Prognit në këtë edicion, teksa Gjilani e mbyll stinorin vjeshtor me 35 pikë, me një pikë më shumë se rivali lokal, Drita, përkatësisht 2 më shumë se Ballkani, që tashmë renditet i treti. Ndërkohë, ndeshja tjetër e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” ndërmjet Malishevës dhe Dukagjinit u mbyll pa fitues, me rezultat 2:2. Mysafirët shkuan në pushim me epërsinë e një goli, pas shënimit të Ergyn Ahmetit, në minutën e 44-t.

Megjithatë, në pjesën e dytë Malisheva arriti ta përmbysë përkohësisht rezultatin me golat e Agron Bruqit (58’) dhe Dren Kryeziut (62’), teksa baraspeshën në rezultat e riktheu Bujar Shabani, me golin e realizuar në minutën e 65-të. Stinori pranveror në BKT Superligë do të nisë më 12 shkurt.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "REZULTATET JAVA 18 SUPERLIGA Llapi Feronikeli Prishtina Drenica Drita Ballkani Ulpiana Malisheva 2:2 Gjilani Dukagjini FEDERATAE FUTBOLLIT KOSOVES WWW.FFK-KOSOVA.COM ART MOTION"

 

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "TABELA JAVA 18 SUPERLIGA M Gjilani w D L Drita 18 9 8 1 35 18 Ballkani 10 4 4 Llapi 34 18 9 6 3 18 33 Prishtina 8 5 5 Drenica 29 18 6 6 6 18 24 Malisheva 7 2 9 18 23 5 4 Dukagjini Ulpiana 9 18 19 3 10 9 6 18 18 Feronikeli 4 6 8 18 18 3 FEDERATAE FUTBOLLIT KOSOVES 2 13 11 WWW.FFK-KOSOVA.COM ART MOTION"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kazermën “Minatori” të Forcës së Sigurisë së Kosovës në…