Gjilani mposhti Drenicën

12 korrik 18:59

Skuadra e Gjilanit vazhdon garën për titull në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, pasi sot arriti fitore ndaj Drenicës me rezultat 2-0.

Klubi nga Gjilani, pas fitores në ndeshjen e kaluar kundër Prishtinës (2-1), ka arritur të marrë edhe tri pikë të reja nga përballja me kuqezinjtë e Drenicës.

Keita Razak ishte realizator i të dy golave për Gjilanin në pjesën e parë të ndeshjes. Rastet nuk munguan në pjesën e dytë, por gola të tjerë nuk pati. Pas tri pikëve të reja, Gjilani e ka rrëmbyer përkohësisht pozitën e dytë me 61 pikë, derisa Drenica ka bërë një hap pas në garën për mbijetesë, dhe zë vendin e tetë me 38 pikë.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfundoi me rezultat 1-0, pesa e parë e ndeshjes derbi…