Gjilani nderon zyrtarin që vdiq dje nga Covidi

16 prill 2021 | 12:31

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Gjilan ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës epidemiologjike për dy ditët e fundit.

Është bërë me dije se ky komitet e ka nisur mbledhjen me një minutë heshtje në nderim të kontributit të jashtëzakonshëm të zyrtarit komunal, njëherësh anëtar i këtij komiteti, Ymer Demolli, i cili dje e ka humbur  betejën me Covid-19.

Zyra për informim e kësaj komune ka njoftuar se nënkryetari Arbër Ismajli e ka vlerësuar lartë angazhimin e Demollit në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, i cili për dy dekada ka shërbyer në mënyrë profesionale në cilësinë e zyrtarit për planifikim emergjent.

Ndërkohë, ai ka njoftuar se aktualisht 72 qytetarë të Gjilanit janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm, ndërsa 624 raste janë aktive. Me këtë rast, Ismajli u ka bërë apel qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ka pritur në takim ambasadoren…