Gjilani në minutat shtesë shpëton nga humbja ndaj Dukagjinit

21 prill 2025 | 17:24

Gjilani ka luajtur baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit kosovar.

Pjesa e parë e këtij takimi ishte e qetë me lojën që zhvillohej kryesisht me duele ne mesfushë, por megjithatë Dukagjini ia doli ta gjejë golin.

Rasti i parë ndonëse jo aq serioz erdhi në minutën e 41-të ku mysafirët rrezikuan portën e Gjilanit, por pa sukses.

Goli i epërsisë për Dukagjinin erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë me anë të Mërgim Pefqelit që realizoi për 1-0.

Në pjesën e dytë klinasit treguan një organizim të mirë në fazën defanzive, por kjo nuk iu zgjati shumë pasi në fund të takimit ata pësuan gol.

Gjilani shënoi në minutën e 93-të përmes Armend Thaçit për të barazuar rezultatin në 1-1.

Pas këtij barazimi Dukagjini shkon në kuotën e 37 pikëve dhe gjendet në pozitën e tetë në tabelë.

Gjilani në ndërkohë numëron 39 sosh dhe renditet e shtatë në tabelën e klasifikimit pas 30 xhirove.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së Vlora Çitaku dështimin për herë të katërt…