Gjilani në pritje të rezultateve të Covid-19 për 349 persona

09 nëntor 2020 | 11:12

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e drejtorit të Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka mbajtur mbledhjen e radhës për vlerësimin e situatës me virusin.

I pari i shëndetësisë në këtë qytet, Selami Xhemaili, ka bërë me dije se 349 mostra janë në pritje në këtë komunë për rezultat të testit për COVID-19.

Në emër të Komitetit, ai ka apeluar të gjithë qytetarët dhe bizneset që t’i respektojnë rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit, që është bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe higjienës personale.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan me koronavirus është si vijon: 1 707 raste pozitive në total, 1 270 të shëruar, 380 raste aktive, 57 të vdekur, 39 të hospitalizuar dhe 349 mostra në pritje për rezultat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Melania Trump po bëhet gati që të ndahet nga Donald…