Gjilani nis implementimin e katër programeve në bujqësi

17 qershor 2021 | 14:10

Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë së Bujqësisë, në bashkëpunim me organizatën Islamic Relief Kosova, me të cilën kryetari Lutfi Haziri ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit, ka nisur implementimin i katër programeve në bujqësi.

Këto programe në tërësi kapin vlerën mbi 160 mijë euro, ku 65 për qind të investimit e mbulon organizata përmes fondeve të shtetit të Kanadës dhe Komuna e Gjilanit e cila mbulon pjesën tjetër prej 35 për qind.

Drejtori i organizatës Islamic Relief Kosova, Muhamed Sulejman, ka thënë se falë bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me Komunën e Gjilanit dhe gatishmërisë së fermerëve, është duke u implementuar projekti për investim të drejtpërdrejt në sektorin e bujqësisë dhe përfitues janë në këto programe janë rreth 150 fermerë.

Ndërsa drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, ka theksuar se me angazhimin e përbashkët dhe me mbështetjen e organizatës Islamic Relief Kosova dhe shtetit Kanadez, të enjten është bërë i mundur investimi në lopë qumështore, pula dhe ushqim të tyre, për të vazhduar pastaj me dy programe të tjera në bazë të planifikimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Shqipëri,…