Gjilani organizon vrapimin “Shtegu i Lirisë”

13 qershor 2021 | 15:19

Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me Shoqatën e Pedagogëve të Sportit Shkollor,  kanë organizuar vrapimin “Shtegu i Lirisë” dhe garuesit ishin nxënësit e shkollave të mesme.

Ky aktivitet është mbajtur në shënim të çlirimit të Gjilanit dhe Kosovës, me qëllim të nderimit dhe respektit për dëshmorët, martirët, invalidët dhe veteranët e luftës për liri.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, ka thënë se drejtoria që drejton në këtë vit ka në agjendë një numër të madh të aktiviteteve, për çka i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit jo vetëm në këtë garë, por në të gjitha aktivitetet e tjera të deritanishme.

“Dita e Çlirimit të Gjilanit dhe Kosovës është gëzim i të gjithëve bashkërisht, sepse deri në vitin ’99 shqiptarët e Kosovës ishin të shtypur e të mbyllur, kurse tani është një gjendje krejt ndryshe. Ideali për liri atëherë është arritur dhe realizuar tashmë falë dëshmorëve, martirëve, të rënëve dhe veteranëve të luftës. Ideali sot duhet që secilin prej nesh ta gjejë në punë të mira për zhvillimin, ndërtimin dhe arsimimin në të gjitha fushat, për të qenë meritueshëm përkrah shteteve të zhvilluara”, ka thënë ajo. Në kategorinë e meshkujve vendin e parë e ka zënë Art Berisha nga gjimnazi “Xhavit Ahmeti”, në vendin e dytë Bleon Abazi nga gjimnazi “Zenel Hajdini” dhe vendin e tretë Genc Zylfiu, gjimnazi “Xhavit Ahmeti”.

Në kategorinë e femrave, vendin e parë e ka zënë Tringa Nevzadi nga gjimnazi “Zenel Hajdini, vendin e dytë Anitë Selmani nga gjimnazi “Xhavit Ahmeti” dhe vendin e tretë Viola Syla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Copa America 2021 nis rrugëtimin sonte. 10 kombëtare do të…