Gjilani paralajmëron transfere nga Maqedonia

15 dhjetor 15:22

KF Gjilani pasi i ka “blinduar” të gjithë lojtarët aktual, ka njoftuar se ende nuk është përforcuar me asnjë futbollistë.

Kjo skuadër nëpërmjet një njoftimi për medie, ka bërë me dije se shumë shpejtë pritet të bëhen disa transfere nga kampionati i Maqedonisë.

“Deri me tani Gjilani nuk ka arritur asnjë marrëveshje me asnjë lojtar. Për momentin klubi është në kontakt me disa lojtarë nga kampionati i Maqedonisë dhe brenda disa ditësh pritet të këtë zhvillime konkrete në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Gjilanit.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen në afatin kalimtar të verës e ka huazuar…