Bayerni nuk e rikthen Sanchesin

15 dhjetor 2017 | 14:45

Bayern Munchen në afatin kalimtar të verës e ka huazuar mesfushorin Renato Sanches te skuadra e Swansea Cityt.

Gjiganti gjerman nuk është duke planifikuar që të rikthej mesfushorin portugez gjatë janarit. Lajmin e ka konfirmuar trajneri Jupp Heynckes.

“Deri tani nuk kemi bërë asnjë bisedë për të rikthyer Renato Sanches në merkaton e dimrit. Kemi mjaftueshëm lojtarë në mesfushë dhe nuk mendoj se na duhen të tjerë për momentin”, ka deklaruar Heynckes.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka…