Daka: KQZ-ja është gati për rivotimin në Istog

15 dhjetor 2017 | 14:40

Kryetarja e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha përgatitjet për rivotimin që do të mbahet të dielën në Istog.

“KQZ-ja vetëm e ka vazhduar traditën e organizimit. Pra, nuk kemi pasur ndonjë pushim, pas përfundimit të balotazhit në komunat e tjera. Këtë të diel e kemi rivotimin në Istog. Të gjitha përgatitjet janë bërë, fletëvotimet kanë arritur në Kosovë. Të gjitha ato emërimet e anëtarëve të këshillave të vendvotimeve dhe të gjitha përgatitjet tjera, marrja e materialit josensitiv e sensitiv, janë në përfundim e sipër”, ka thënë Daka.

Në Istog janë 23 qendra të votimit, me gjithsej 63 vendvotime. Në garë për kryetar të Istogut janë, Gani Dreshaj i AAK-së dhe Haki Rugova i LDK-së

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Karitas Kosova” ka dhuruar në formë të donacionit, 27 shtretër,…