Gjilani përforcohet me dy lojtarë nga Shqipëria

04 korrik 2018 | 21:08

Gjilani ka konfirmuar se është përforcuar me dy futbollistë nga Kategoria Superiore e Shqipërisë.

“SC Gjilani sot ka finalizuar marrëveshjet me dy futbollistët e ardhur nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, bëhet fjalë për mesfushorin Ansi Nika dhe sulmuesin Brunild Pepa”, thuhet në konfirmimin e klubit gjilanas.

Gjilani thotë se të dy lojtarët kanë përvojë të gjatë në Superiore ku janë paraqitur për skuadra të ndryshme kurse së fundmi Nika kishte mbrojtur ngjyrat e Laçit dhe Pepa të Lushnjës.

Në ditët në vijim klubi i Gjilanit thotë se do të zyrtarizojë marrëveshjet edhe me disa futbollistë të tjerë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa tenda të vendosura në kryeqytet, në sheshin “Zahir Pajaziti”…