Gjilani pranon edhe një aparat oksigjeni

07 prill 2020 | 16:35

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pranuar sot edhe një aparat oksigjeni që është donacion nga laboratori i specializuar “Bio Lab” dhe pronari Xhelal Demiri.

“Faleminderit shumë prej laboratorit të specializuar “Bio Lab” për këtë ndihmë që është shumë e nevojshme në kushtet të cilat jemi në këtë fazë. Në kohën e përballjes dhe mobilizimit për parandalimin e pandemisë Covid-19, solidariteti i bizneseve është duke vazhduar në të gjitha format së bashku me mbështetjen e madhe të komunitetit të biznesit privat”.

“Ky aparat për oksigjen destinohet për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe do të rrisë në nivel edhe më të lartë kushtet për shërbime ndaj qytetarëve”, ka deklaruar Haziri.

Ndërsa donatori Xhelal Demiri, ka thënë se dëshiron të jetë mbështetës në këtë fazë për shëndetësinë primare, dhe siç ka thënë ai do të jetë mbështetës edhe në të ardhmen deri në tejkalimin e plotë të pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka takuar të mafrtën…