Gjilani shijon fitoren e parë në Superligë

23 shtator 2020 | 18:16

Gjilani e ka harruar humbjen që pësoi në xhiron e parë dhe arriti që t’i marrë tri pikë të plota në ndeshjen ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti”, pasi fitoi me rezultat 0-1.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, kurse në fillim të pjesës së dytë Fiton Hajdari dështoi të shënojë nga penalltia.

Në minutën e 62-të, Nikaq realizoi golin e fitores për gjilanasit. Kjo është ndeshja e parë për Llapin në këtë edicion, pasi në ndeshjen e parë pushoi për shkak se Drita luan në Ligën e Evropës. Ndërsa ndeshja në mes të Dritës dhe Trepçës ’89 zhvillohet më vonë për shkak se kampionët e Kosovës në raundin e tretë parakualifikues të Ligës së Evropës nesër (e enjte) do të përballen me Legian.

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit e ka nisur në mënyrë më të…