Ballkani fiton derbin ndaj ‘Niklit’

23 shtator 2020 | 18:13

Skuadra e Ballkanit e ka nisur në mënyrë më të mirë kampionatin 2020/2021 në Superligë pasi e ka regjistruar edhe fitoren e dytë.

Skuadra e Ismet Munishit e fitoi derbin ndaj Feronikelit, pasi e mposhti me rezultat 3-2. Futbollisti Mirlind Daku, ashtu sikurse në xhiron e parë, edhe në këtë ndeshje realizoi tre gola.

Sulmuesi shtatlartë dy gola i realizoi në pjesën e parë dhe një gol në pjesën e dytë, ndërsa skuadra e Afrim Tovërlanit pesë minuta para fundit të ndeshjes shënoi golin e parë të ndeshjes, pasi Marclei shënoi për 3-1. I njëjti futbollist në minutën e 88 realizoi edhe golin e dytë dhe të fundit të ndeshjes.

(Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avioni i zëvendëspresidentit të SHBA-ve, Mike Pence, u detyrua të…