Zogu ndërpret fluturimin e zëvendëspresidentit Pence

23 shtator 2020 | 18:09

Avioni i zëvendëspresidentit të SHBA-ve, Mike Pence, u detyrua të kthehej dje në një aeroport në Manchester, pasi gjatë ngritjes avioni u përplas me një zog.

Pence ishte nisur për në Uashington në momentin e goditjes dhe në një deklaratë të dalë nga zyra e tij, u tha se avioni “Air Force 2”, me kujdes të shtuar ishte kthyer përsëri në Manchester.

Pence e vazhdoi udhëtimin për kthim në Uashington me një avion tjetër./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën, qeveria e ishullit Barbados në Karaibe ka njoftuar…