
Gjilani synon të fitojë edhe ndaj ‘Niklit’
Nënkampioni i Kosovës në futboll, Gjilani, serinë e rezultateve pozitive prej dy fitoreve synon ta vazhdojë edhe sot (e shtunë) në ndeshjen kundër Feronikelit. Gjilanasit pozicionohen në vendin e tretë në tabelë dhe pretendojnë të mos e lejojnë shtimin e dallimit me liderin aktual, Ballkanin.
Në anën tjetër, Feronikeli, pas shumë ndeshjeve, arriti fitoren ndaj Llapit dhe synim i të përzgjedhurve të trajnerit Klodian Duro do të jetë rezultati pozitiv edhe në ndeshjen e vështirë kundër Gjilanit. Befasia e këtij kampionati, Arbëria, do të përballet me Trepçën ’89, kurse kryesuesit e Ballkanit në Suharekë e presin Besën e Pejës. Duke parë potencialin e klubeve dhe rezultat e gjertanishme, skuadra e Ismet Munishit është favorite, por pejanët kanë ditur të shkaktojnë mjaft befasi në këtë kampionat. Dy ndeshjet e fundit për xhiron e dhjetë zhvillohen të dielën, kurse takohen Drenica-Prishtina dhe Llapi-Drita.
SUPERLIGA
Të shtunën takohen:
13:30 Gjilani – Feronikeli
13:30 Arbëria – Trepça ’89
13:30 Ballkani – Besa
Të dielën takohen:
13:30 Drenica – Prishtina
13:30 Llapi – Drita
(V.Z / Epoka e re)