Gjilani zhvillon miqësore ndaj FC Deçiç

21 janar 2021 | 13:40

Skuadra e Gjilanit po vijon përgatitjet në qytetin bregdetar të Shqipërisë në Durrës.

Në kuadër të këtyre përgatitjeve, kuq e bardhët do të zhvillojnë edhe një ndeshje testuese, ku këtë herë për kundërshtar do ta ketë skuadrën nga Tuzi i Malit të Zi, FC Deçiç, skuadër e cila garon në elitën e futbollit malazez dhe pozicionohet e dyta në tabelë pas përfundimit të gjysmësezonit të parë.

Ndeshja Gjilani-Deçiç do të zhvillohet nesër (e premte), me fillim në ora 13:00 dhe zhvillohet në qendrën sportive Olimpik Park në Durrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka…